Vetëm praktikë
Çdo ligjëratë është kod, dizajn dhe projekte reale — jo teori e thatë.
Online, me projekte reale, certifikata dhe garanci punësimi.
Çdo modul mbyllet me një projekt për portofolin tënd.
Hyrje në botën e programimit dhe dizajnit.
Ndërtimi i faqeve profesionale për biznese.
Aftësi kreative dhe vizuale.
Webfaqe moderne nga fillimi.
Zhvillimi backend dhe databazat.
Aplikacione moderne backend.
Automatizim dhe AI.
Çdo ligjëratë është kod, dizajn dhe projekte reale — jo teori e thatë.
Për çdo modul + diplomë, me kod QR që verifikohet online.
Verifiko një certifikatëKonkurse për praktikë dhe vende pune për ata që e përfundojnë me sukses.
Klasa live, video-incizime, projekte dhe pagesa — edhe në telefon.
Kyçu në eServiceÇmimi më i mirë në rajon.
150 orë · 4 muaj · gjithsej 80 €
Regjistrohu tani Ose fillo me 10 orët e para falasBankë ose PayPal/kartë · me faturë · Opsionale: video-incizimet 5,00 €/muaj, certifikatat 10,00 € të gjitha
“Pjesa praktike nuk është e tillë që vetëm të shënohet kodi gatshëm — profesori shpjegon detajisht funksionin që ai rresht kodi e kryen.”
Nga momenti që kam filluar studimet, çdo herë kam dashur të kem edhe një kurs në të cilin do të mësoj gjëra të reja e intensive, trika të punës dhe praktikimin e njohurive që i kam marr në fakultet…
Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij trajnimi, metodat, teknikat, projektet që i kemi mësuar duke ju falënderuar profesorit Kushtrim Rexha i cili është shumë i qartë në ligjërim, i përkushtuar dhe çdo herë është…
Këtë trajnim (kurs) e kam pritur pothuajse një vit, dhe jam shumë e kënaqur. Ligjeratat dhe ushtrimet janë shumë të çarta, dhe konceptet shpjegohen deri në detajin më të vogël. Si dhe e vlersoj shumë faktin…






Ftesa të vjen në email.
Ke llogari? Kyçu në eServiceJo. Programi fillon nga zero me 10 orët hyrëse falas (M0 — Njoftohu me ne) dhe ngjitet hap pas hapi deri te projektet reale. Mjafton dëshira për të mësuar dhe një kompjuter me internet.
Online, live: 3 herë në javë — të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 19:30–22:30. Hyn në klasë nga eService dhe çdo ligjëratë incizohet, që ta rishikosh kurdo.
Programi i plotë 150 orë (4 muaj) kushton 20 € në muaj — gjithsej 80 €, pagesë e detyrueshme. Video-incizimet dhe certifikatat janë shërbime opsionale me pagesë të veçantë. Pagesa bëhet brenda 10 ditëve nga afati — me transfertë bankare ose PayPal/kartë direkt nga eService, me faturë automatike. Nëse pagesa nuk realizohet në afat, qasja e plotë në eService mbyllet derisa të paguhet (ose derisa administrata ta lejojë).
Po — certifikatë për çdo modul që e përfundon me sukses dhe diplomë në fund të programit. Çdo certifikatë ka kod unik dhe QR që punëdhënësi e verifikon online, dhe e shton me një klik në LinkedIn.
Platforma jote e studimit: hyrja në klasat live (me prezencë automatike), video-incizimet, materialet, projektet me vlerësim, certifikatat dhe pagesat — gjithçka në një vend, edhe si aplikacion në telefon.
Grupi GR18 fillon më 5 dhjetor 2026 në ora 19:30. Regjistrohu tani — shtohesh automatikisht në këtë grup dhe ftesa për klasën të vjen në email nga eService.
Regjistrohu në grupin e ri tani — ftesa të vjen në email.